Nejmar është futbollistët më të kushtueshëm në merkato. Ky është përfundimi i një studimi të Observatorit të Futbollit, i publikuar nga revista prestigjioze “France Football”. Sipas këtij studimi, braziliani Nejmar kryeson këtë listë, me një vlerë në merkato prej 250 milionë eurosh. Në vendin e dytë qëndron Lionel Mesi me 190 milionë euro, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Grizman me 135 milionë euro, 5 milionë më shumë se Ronaldo ne vendin e katërt. Në 7 vendet e para të klasifikimit janë 6 futbollistë që luajnë në Ligën Spanjolle, me Pogba që ndodhet mes tyre. Por duke parë klasifikimin e 50 vendeve të para, ajo që dominon është Premier League.
Kampionati anglez ka në përbërje në këtë klasifikim 18 futbollistë, kundrejt 16 të atyre që janë pjesë e La Ligës. Reali i Madridit është skuadra që ka më shumë përfaqësues në renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë, ekzakësisht 8. Barcelona e Bajern kanë 5 futbollistë secili, ndërsa nga Premier League Man. Junaitid, Sity dhe Çeli, përfaqësohen nga 4 lojtarë. “France Football” shkoi edhe më tej dhe përpiloi edhe formacionin me futbollistët më të shtrenjtë, ku të bën përshtypje lënia jashtë e Kristiano Ronaldos. Skuadra e krijuar kap vlerën 1.1 miliardë euro, ku përveç Nejmar, Mesit, Grizman apo Pogba, përfshihen edhe emra të tillë, si De Gea, Markuinjo, Bonuçi, apo edhe Verrati.