Çifti i bukur i tenisit Botëror, Gjokoviç dhe Beker, vendosin divorcin

Novak  Gjokoviç, numri 2 në botë është ndarë nga trajneri i tij Boris Beker, një lidhje që zgjati për 3 sezone, ku fituan  6 nga 12 titujt e Grand Slamit.  “Pas 3 vitesh suksese, unë dhe Boris kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin,- ka thënë tenisti serb në social netëork- Një gjë duhet pranuar se objektivat që kishim fiksuar qysh në fillim janë përmbushur”.

Nga momenti që Gjokoviç dhe Beker u shfaqën bashkë gjatë sezonit 2014-të, serbi ka fituar Australia Open dy herë (2015 dhe 2016) Uimbledon dy herë ( 2014 dhe 2015), një herë Ronald Garros ( 2016), dhe një herë US Open ( 2015). Pas triumfit në Roland Garros në muajin qershor, Gjokoviç, pati një sezon të komplikuar, duke kulmuar negativisht me humbjen e Uilbledonit.

Sfidanti.al