Jordi Alba fyen Kovaçiç në Klasike: Shko mëso spanjisht,more budalla!

Ndeshja klasike në Spanjë është bukur për t’u shijuar në fushë, por ajo ka mistere që nuk zbulohen të gjitha.  Edhe këto ditë klasikja akoma godet.  Sipas kamerave të emisionit “Një ditë më pas” ka patuir një konfrontim midis Jordi Albës dhe lojtarit të Realit, Mateo Kovaçic, që ka lindur për shkak të përplasjes së Karvajal me sulmuesin Nejmar.

Futbollisti i nacionales spanjolle i paska thënë në një moment Kovaçiçit: “  Në fillim duhet të mësosh spanjisht, budalla! Shko, qepe, more budalla para se të flasësh” Fjalët e Albës kanë bërë xhiro në La Liga për një mungesë takti nga ana e katalanasit.

Sfidanti.al