Italinë nuk e do askush, tani e refuzon edhe Ançeloti.

Pankinën e Italisë nuk e do as Karlo Ançeloti. Në një intervistë për median italiane, ish tekniku i bajernit të Mynihut e mohoi në mënyrë kategorike marrjen e kësaj detyre, edhe pse emri i tij ka qenë më i kuotuari.

‘Ndihem i nderuar nga fakti që të gjithë italianët më duan mua si trajner të Kombëtares-tha Ançeloti-por kjo cështje është e lidhur edhe me disa aspekte të tjera sidomos me vullnetin tim. E kam thënë edhe herë të tjera; ajo që dua unë ësthtë është të jem ende në drejtimin e një klubi pasi më pëlqen puna e përditshme me lojtarët.

Ançeloti foli edhe për krizën e futbollit italian duke theksuar se duhet ndryshuar i gjithë sistemi

‘Unë nuk mund të zgjidh krizën. problemi qëndron tek i gjithë sistemi-vijoi ançeloti-Në këtë moment nuk jemi në nivelet e kombëtareve të tjera më të mira. Ciklet ndryshojnë dhe problemet te ne janë të shumta. Duhet të punohet me skuadrat e të rinjve dhe te vendosen disa rregulla’.

sfidanti.al