Pronarët e Mançester Junajtid kanë vendosur të akordojnë një fond prej 90 milionë Euroshr për merkaton e transferimeve të futbollistëvë. Është tabloidi ‘The Sun’ që e publikon këtë lajm duke theksuar se kjo lëvizje bëhet për të ndihmuar skuadrën e Djajve të Kuq për të tentuar fitoren e titullit në Premier League, që atyre u mungon prej kohësh.
Gjithnjë sipas ‘The Sun’, Mançester Junajtid do të kërkojë të përforcojë skuadrën me një mbrojtës të majtë, një sulmues krahu dhe një organizator. Dy prej futbollistëve që pritet të krijojnë hapësirat për ata që mund të vijnë në Old Trafford janë Luk Shou dhe Mateo Darmian
sfidanti.al