Mançester Siti bën historinë në Premier League me 13 fitore radhazi

Tashmë për Mancester Sitin nuk ka më fjalë për ta përshkruar për sezonin që po zhvillon. Skuadra e Pep Guardiolës po thyen cdo rekord në historinë 129 vjecare të Premier League. Fitorja me Uest hemin 2-1 ishte e 13 radhazi për Citizens në 15 javë kampionat duke barazuar rekordin e mbajtur nga Tottenham të vitit 1960 me 14 fitore dhe 1 barazim.

Historitë për Mancester Sitin nuk mbyllen këtu. Duke marrë parasysh edhe 4 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar, Mancester Siti e coi në 19 numrin e ndeshjeve  radhazi me rezultat pozitiv. Skuadra e Guardiolës nuk ka humbur asnjë ndeshje deri tani duke iu bashkangjitur Interit në Itali, Barcelonës e Atletiko madrid në Spanjë.

Mancester Siti kryeson me 43 pikë i ndjekur nga Mançester Junajtid me 35. Derbi që do të  luhet këtë fundjavë, do të vendosë nëse Siti do të vijojë në rrugën e rekordeve, apo Murinjo do të arrijë të ndalë rivalin e tij të përjetshëm

sfidanti.al