Belen Rodrigez e Ianone u ndane? As që bëhet fjalë, përkundrazi…

Historia e dashurisë mes Belen Rodriges dhe Andrea Ianones me siguri është ndër më të përfolurat në Itali në këtë momente. Së fundmi është folur shpesh për një ndarje mes bukuroshes argjentinase dhe pilotit të MotoGP,  por show-girl e njohur e televizioneve italiane i ka mbyllur ‘gojët e liga’ dhe largoi të gjitha dyshimet e ngritura.

Për këtë mjafton të shohësh fotot më të fundit të saj teksa është duke festuar me Andrea Ianonen, ndërkohë që me ta ishin edhe motra e Belen, Sesilia  me të dashurin e saj Injacio Mozer me këtë të fundit që bëri edhe një fotografi me vetë Janonen. Më pas Belen postoi edhe një foto të saj mbi një motor të shoqëruar me mesazhin; ‘Gëzime dhe motorë që mjafton për të sqaruar të gjithë situatën.

sfidanti.al