Vandalët në aksion; shkatërrojnë statujën e Mesit në Buenos Aires

Nuk ka paqe për statujën që i bën homazh Lionel Mesit në Bueno Aires. Vepra është shkatërruar përsëri nga disa vandalë identiteti të cilëve nuk dihet  që e hodhën në tokë statujën të vendosur në  “Paseo de la Gloria”. Statuja u thye në pjesën e kaviljeve, ndërsa pjesa tjetër u braktis në tokë.

Nuk është hera e parë që statuja e ‘Pleshtit’ vihet në shënjestrën e vandalëve. Në muajin janar u shkatërrua  fytyra e Mesit deri te pjesa e bustit dhe Bashkia ndërhyri për  të restauruar veprën. Ajo e Mesit është një ndër statujat e ideuara posaçërisht  për t’u bërë homazh yjeve të sportit argjentinas si Gijermo Vilas, Gabriela Sabatini, Manu Xhinobili, Huan Manuek Fanxho dhe Lusiana Ajmar.

Sfidanti.al