Pas barazimit surprizë me Beneventon, Milani po përgatitet të hyjë në një periudhë vendimtare edhe jashtë fushave të futbollit. Të premten Komisioni I UEFA do të mblidhet për të vendosur në lidhje me ‘Marrëveshjen vullnetare’ e kërkuar nga vetë kuqezinjtë, ndërkohë që po mendohen edhe për ndryshime në aspektin e pronësisë.
Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’, në Londër, po flitet për një grup biznesi arab që ka shfaqur interesin për të lidhur një ortakëri me Jongzhong Li e ndoshta edhe për të blerë të gjithë klubin së bashku me një kompani shumëkombëshe ndërtimi nga SHBA që është e interesuar për ndertimin e stadiumit të ri.
Duke parë huanë prej 330 milionë Eurosh kundrejt Elliot dhe interest e larta për t’u a deri në tetor të 2018, padronët kinezë duket se po tundohen për një lëvizje të tillë. Për momentin nuk jepen detaje të mëtejshme në ldhje me këtë histori, por është krijuar përshtypja se një ndruyshim I tillë në aspektin e pronësisë, është një hipotezë reale.
Sfidanti.al