NBA, Golden Stejt dhe Hjuston Rokets nuk ndalen

Golden Stejt u largua triumfuese nga Florida pasi mposhti Majemi Hit me rezultatin 123-95. Në ‘American Airlines Arena’ skuadra kampione e NBA e vendosi diktatin e saj në parket vetëm në periodën e tretë kur filloi të thellohë hendekun me Hit. Mjaftoi rezultati 37-17 i kësaj periode për Golden Stejt që të sigurojë suksesin. Stiven Kërri shkëlqeu në këtë ndeshje me 30 pikë të shënuara, ndërkohë që edhe Kevin Durant u paraqit mjaft mirë me 24 pikë.

Sukses edhe për Hjuston Rokets që në ‘Staples Center’ fitoi ndaj LA Lakers 118-95 për ta cuar në 6 numrin e fitoreve radhazi. Xhejms Harden nuk zhgënjeu as këtë radhë dhe e mbylli ndeshjen me 36 pikë, 9 pasime dhe 4 topa në tabelë, për kalifornianët  Kuzma me 22 pikë nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij që kthejë situatën në favor.

Rasëll Ustebruk bëhet heroi i Oklahoma Sitit në fitoren që arriti ndaj san Antoniio Spërs 90-87. Skuadra e Thunder krijoi gjatë dy periodave të para aririt të shkëputej deri me 11 pikë ndaj teksanëve me këta të fundit që ditën të reagojnë duke arritur që për një moment të vihen në udhëheqje të rezultatit në fillim të periodës së fundit. Pkërisht në këtë moment Uestbrook bëri diferencën në parket duke i dhuruar fitoren e 10 sezonale skuadrës së tij.

sfidanti.al