Interi ndaj Napolit, Lukaku duket gati, por Lautaro e Brozoviç ende jo

Nuk është gjë e vogël pasi do të jetë një ndeshje për jetë a vdekje. Edhe pse nuk do të vendoset titulli, sërish një Inter-Napoli është një sfidë e madhe e Serisë A dhe për zikaltërit duket si një nga mundësitë e fundit. Me diferencën negative ndaj kreut (11 pikë), skuadrës së trajnerit Simone Inzagi nuk i lejohen gabime, nëse dëshiron të pretendojë titullin. Lajmi i mirë është që Romelu Lukaku pritet të jetë gati për në 4 janar, pasi sulmuesi belg ka punuar fort edhe në Krishtlindje. Sidoqoftë, dy lojtarë të rëndësishëm si Lautaro Martinezi dhe Marcelo Brozoviç mbeten në dyshim. Po ashtu, Korrea.

Sfidanti.al