Inter, Vidal nuk stërvitet me ekipin, pritet të mos luajë ndaj Shakhtarit

Ajo e së mërkurës mes Interit dhe Shakhtarit është për jetë a vdekje për zikaltrit në Ligën e Kampioneve. Fitorja është një detyrim për skuadrën e Antonio Contes, por fati i saj është i lidhur edhe me rezultatin e ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Borussia Moenchengladbach. Në rast barazimi mes madrilenëve dhe gjermanëve, edhe një sukses i Interit me ukrainasit do ta linte jashtë Championsit, por do t’i siguronte vendin e tretë që të con në Europa league

Për një sfidë kaq të rëndësishme të sezonit, Antonio Conte duhet të bëjë llogaritë edhe njëherë me emergjencën në mesin e fushës. Vidal mbetet një pikëpyetje e madhe. Kiliani u zëvendësua përpara kohe në ndeshjen e së shtunës ndaj Bolognas pës shkak të një problemi në kofshën e majtë dhe mbetet shumë në dyshim. Për më tepër ai nuk u stërvit ditën e hënë me pjesën tjetër të skuadrës kështu që janë të mëdha shanset që ai të mos zbresë në fushën e lojës të mërkurën.

Është ky një problem i madh për Conten. Në rast se Vidal nuk ia del të jetë në dispozicion të Contes atëherë duke parë se Sensi nuk është ende gati për të nisur ndeshjet si titullar, Nainggolan është ende është jashtë formacioni dhe Eriksen është jashtë projektit, tekniku e sheh veten me shumë pak elementë në mesfushë. Në këtë pikë, në këtë repart Conte do të jetë I detyruar të hedhë në fushën e lojës Barellan, Brozovid dhe Gagliardini, të njëjtët që u aktivizuan në fitoren e Interit me Moenchengladbachun.

Sfidanti.al