‘Inter komunikon se Alexis Sanchez transferohet përfundimisht te zikaltrit falas. Sulmuesi kilian ka nënshkruar një kontratë me klubin deri në 30 qershor 2023-kjo është komunukata zyrtare e Interit për sigurimin e kartonit të Sanchez që konfirmon atë që deklaroi një ditë më parë Beppe Marotta përpara sfidës me Getafen.
Sulmuesi kilian zgjidhi kontratën me Manchester United që skadonte në 2022 dhe firmosi një tjetër, 3 vjecare me pagë 7 mikionë Euro në sezon. Në këtë mënyë Antonio Conte mbetet i kënaqur me trajnerin që kishte këmbëngulur për blerjen e futbollistit duke i komplimentuar drejtuesit për këtë lëvizje pas përfundimit të ndeshjes me Getafen.
Fundi i lumtur i kësaj historie u përcaktua në fakt përpara pak ditësh kur Interi dhe Manchester United gjetën akordin përfundimtar për qëndrimin e Sanchez te Interi. Djajtë e Kuq e lejuan blerjen e kilianit pa pretenduar asnjë dëmshpërblim duke kursye kështu një shumë të madhe parash, rreth 60 milionë Euro, pasi u clirua nga paga marremendëse që i jepnin në kontratë futbollistit.
Sfidanti.al