Roma, tani është zyrtare, pronësia kalon nga Pallotta te Friedkin

Pas shumë e shumë muajsh bisedime, vjen zyrtarizmi. Roma ka një pronar të ri pasi kalon nga James Pallotta te Dan Friedkin. Klubi verdhekuq e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e tij të internetit pikërisht në ditën e ndeshjes së Europa League të verdhekuqve me Sevillan. Në këtë mënyrë pas 9 vitesh mbyllet epoka Pallotta në administrimin e klubit roman.

Në komunikatën e saj Roma bën të ditur se operacioni I ndërrimit të pronësisë rezultoi me një vlerë rreth 591 milionë Euro dhe se ai do të mbyllet para datës 31 gusht. Po kush është Dan Friedkin? I lindur në vitin 1965, biznesmeni amerikan është Shefi Ekzekutiv i ‘Friedkin Group’ e ‘Gulf State Toyota Distributors’. Pasuria e tij është përllogaritur të jetë 4.1 miliardë Dollarë

Procesi i ndërrimit të pronësisë së Romës pati efekt edhe në bursë pasi aksionet e klubit italian pësuan rritje me 5.39% në 0.58 Euro secili.

Sfidanti.al