E vërteta e Rangnick: Milani? Nuk do të ishte zgjedhje e mencur

Rezultoi një pranverë-verë e gjatë dhe plot me zëra, interpretime e prapaskena dhe tani del e vërtëta; Ralf Rangnick del hapur dhe në një intervistë për  ‘Süddeutsche Zeitung’ shpjegon në mënyrën më të thjeshtë, më logjike motivin e vetëm që e shtynë të vendosë që të refuzojë kalimin te Milani

‘Milani, që në momentin që rinisi kampionati bëri shumë mirë, me 9 fitore dhe 3 barazime nuk do të ishte dicka e mencur të shkoja atje-tha Ralf Rangnick në intervistën e tij-nuk ka rëndësi se në cfarë perspective e sheh të gjithë këtë histori, nga e imja apo nga ajo e klubit, nuk do të ishte dicka e mencur. Nëse do të vendosja veten në vendin e milanistëve do ta kisha të vështirë të kuptoja se përse Milani do të bënte ndryshime pas një periudhe pozitive, nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për trajnerë, futbollistë apo drejtorë sportivë’.

Gjë që në mënyrën më të thjeshtë bëhet fjalë për një vlerësim maksimal për Stefano Piolin dhe punën e bërë prej tij gjatë gjithë këtyre muajve që shtyu kuqezinjtë të rinovonin me trajnerin italian dhe gjermanin të mendojë me mencuri dhe të heqë dorë nga transferimi te kuqezinjtë.

Sfidanti.al