Paris Saint Germainin ushtron presion për Icardin dhe Interi për Cavanin. Zikaltrit janë përballë rrezikut e humbjes së talentit Lautaro Martinez, të cilin Barcelona e dëshiron me cdo kusht. Kështu që për të plotësuar repartin e sulmit, Interi ka vendosur të hedhë sytë te urugajani I kampionëve të Francës që është drejt skadencës së kontratës .
Për të bindur ‘El Matador’ që të kthehet në futbollin italian, Interi ka bërë gati një kontratë 3 vjecare me 7.5 milionë Euro duke i shtuar edhe bonuset në sezon. Për Cavanin ka interes të fortë edhe Atletico Madrid, pasi Diego Pablo Simeone e vlerëson në maksimum Cavanin, ndërkohë që në orët e fundit është shfaqur edhe hipoteza Newcastle. Cavani nga ana e tij do të preferonte qëndrimin te Paris Saint Germaini edhe me një kontratë vjetore duke pranuar një rol dytësor, por drejtuesit e Paris Saint Germainin nuk e mendojnë rinovimin me të.
Sido që të ndodhë, fati i uruguajanit sipas ‘L’Equipe’ është I lidhur me atë të Mauro Icardit. Paris Saint Germain dëshiron të blejë kartonin e ish kapitenit të Interit që u bashkua me parizienët në verën e kaluar pas transferimit me huazim, por Leonardo kërkon një ulje në cmimin e futbollistit.
Sfidanti.al