Lyon, Aulas: Mbyllja e Ligue 1, skandaloze, jemi idiotë

Jean-Michel Aulas ka qenë gjithnjë ndër personat që e kundërshtuan me më shumë forcë mbylljen përpara kohe të Ligue 1 dhe pas lajmit të rifillimit të kampionatit spanjoll në javën e 8 qershorit, është shumë e lehtë të imagjinohet niveli I lartë I zemërimit të tij.

‘Është paradoksale, që një nga vendet më të goditura nga Covid-19 si Spanja të gjejë përgjigjet për rifillimin e kampionatit, kurse Franca jo-tha Aulas-liderët tanë morën pjesë në Asamblenë e Federatave dhe në fakt gjetën përgjigjen e kundërt. Jemi me të vërtetë idiotë’.

Aulas foli për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’ që nuk e uli aspak dozën e zemërimit të tij.

‘UEFA kishte kërkuar durim , madje dha edhe një protokoll shëndetësor që Franca as ia hodhi sytë. Ky është një skandal në mënyrë absolute-vijoi Aulas që më pas përmendi edhe sfidën me Juventusin në Ligën e Kampioneve-Do të paraqitemi në fushë me këmbë të lidhura dhe të goditur në kokë për ta përballuar. Italia do të ketë rifilluar kampionatin në fund të qershorit’

Jean Michel Aulas vijon betejën e tij kundër drejtuesve federal dhe në fakt këtë të hënë do të bëjë apelimin në Këshillin e Shtetit pëe anulimin e Ligue 1; me klasifikimin e sezonit 2019/2020 ‘të ngrirë’, Lyon është në vendin e 7 duke mbetur jashtë kompeticioneve evropiane sezonin e ardhshëm’.

sfidanti.al