Luka Modric prej kohësh është vënë në shënjestrën e Interit, por zikaltrit duhet të lëvizin sa më shpejt nëse në këtë pikë nuk duan të mbeten duarbosh. Në fakt në orët e fundit për mesfushorin kroat të Realiot të Madridit duket se ka shfaqur interesin e tij edhe Juventusi që do të përpiqet të sjellë në Torino, fituesien e Topit të Artë për sezonin e ardhshëm.
Juventus do të kërkojë që të përfitojë nga situata aktuale që po jeton dulke qenë se është bërë akoma më tërheqëse për futbollistët në arenën ndërkombëtare pas ardhjes së Kristiano Ronaldos. Kësaj i shtohen raportet e mira që klubi torinez ka tashmë me Realin e Madridit pikërisht për shkak të transferimit të sulmuesit portugez në Torino.
Tratativa për të tentuar blerjen e Modricit padyshim bazohet te shifrat e larta të pagës, pasi që nga fitimi i Topit të Artëe, vlera e mesfushorit është rritur ndjeshëm edhe pse ai tashmë është 34 vjec. Kontrata e Modric me Realin e Madridit skadon në vitin 2020, por deri tani nuk ka asnjë shenjë që të flasë për rinovimin e mundshëm të saj. Pavarësisht se Modric e ka agjentin e tij që e përfaqëson, ndërmjetësi i Juventusit në të gjithë këtë histori është pikërishr agjenti i gjithëpushtetshëm i Kristiano Ronaldos, Zhorzh Mendes
sfidanti.al