Murinnjo ndërpret heshtjen dhe prononcohet me stilin e tij

Media angleze njoftoi se Mançester Junajtjdi dhe trajneri i parapakkohshëm i tij, Zhoze Murinjo, nuk kanë më asgjë të përbashkët, pasi klubi i “djajve të kuiq” e zhdëmtoi financiarisht trajnerin portugez me 17 milionë euro dhe menjëherë më mbrapa u prononcua edhe vetë “Speciali” për të ardhmen e tij.
Në një intervitë në “Koreno da Manha”, ai, midis të tjerave, lidhur me lajmin e përhapur se për të është interesuar Benfika e Lisbonës, tha: “Në këtë moment, unë nuk kam asnjë interes që të punojë në Portugali. Tani, mua më pëlqen situata, në të cilën ndodhem, pra, do të pushojë njëfarë kohe. Unë nuk jam opsion për Benfikën”, tha Murinjo, ndërsa foli me diplomaci edhe për kthimin e tij eventual te Reali i Madridit:
“Nëse flitet për kthimin diku të një trajneri, do të thotë se ai ka bërë diçka pozitive. Këtë unë e ndjeva, kur u ktheva te Çelsi. Kur një profesionist kthehet në klub ose atij i ofrohet që të kthehet, ky është një nder i madh. Nëse ndodh një diçka e tillë, atëherë kjo do të thotë se në këtë klub ia dinë vlerën njeriut, të cilin duan ta angazhojnë”.
Sfidanti.al