Statistikat tregojnë se portieri i Liverpulit dhe i përfaqësueses së Brazilit, Alison, e vlen çdo cent që u pagua për të gjatë verës së kaluar.
Edhe pse ka konkurrentë të tillë si Obllak, Handanoviç, De Gea ose Kepa, Alisoni është portieri me përqindjen më të lartë të pritjeve në të gjithë Evropën – 84,2 për qind, ndërkohë që nga gjithsej 21 ndeshje në Premier Ligë në 10 prej tyre ai ka arritur ta mbajë rrjetën të paprekur.
Interesant është fakti se menjëherë mbas tij me përqindjen me të lartë të pritjeve me pak më shumë se 81 për qind vjen portieri i Nicës, Valter Benitez.
Sfidanti.al