Edhe Vatikani do të ketë sportistë: roja zvicerane, priftërinj, farmacistë…

Vatikani ka vendosur që të përfshihet në rrjedhat sportive. Shteti më i vogël në botë që ndodhet në mes të Romës në një sipërfaqe prej 44 hektarësh dhe që nuk ka më shumë se 1000 banorë, u bë me shoqatën e parë sportive në historinë e vet. Kështu, u formua një ekip atletike prej 60 vetash, midis tyre roja zvicerane, priftërinj, farmacistë, etj, por edhe një profesor 62 vjeç që punon në bibliotekën kombëtare të Selisë së Shenjtë.
Këta do të jenë atletët e parë të akredituar nga Vatikani mbas marrëveshjes që u nënshkrua me Komitetin Olimpik të Italisë për krijimin e një ekipi që do të jetë pjesë e federatës italiane të atletikës.
Ekipi i atletikës u krijua si rezultat i nismës së Vatikanit për promovimin e sportit si instrument paqeje, dialogu dhe solidariteti në botë.
Sfidanti.al