Inter, Eriksen pranon: Largimi i Contes, surprizë e madhe.

E kishte thënë Skriniar, e konfirmon Christian Eriksen: ‘Lamtumira e Contes ishte një suprizë e madhe-tha danezi-në mënyrë të papritur u largua, ashtu sit ë gjithë të tjerët, m’u duk absurd. Ishte e papritur, edhe sepse sapo kishim fituar titullin kampion’.

Eriksen foli nga grumbullimi me Danimarkën teksa përmendi edhe të ardhmen e tij

‘Nuk e di cfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe tani nuk dua të mendoj, do të flasim me Interin pas Evropianit-shtoi Eriksen që u kthye sërish te Conte dhe raportet me të

‘Unë dhe Conte e shohim futbollin  ndryshe edhe pse gjithnjë kemi pasur raporte të mira-shtoi Eriksen-bëhej fjalë për fitore, e bëmë dhe për këtë duhet ta falenderoj. Nuk e di nëse lamtumira e tij është dicka e mirë apo e keqe për mua

sigurisht që do të doja të luaja më shumë I avancuar sesa të qëndroja para mbrojtjes, gjithcka varet nga trajneri I ri që do të vijë dhe nga ajo cfarë do të ndodhë me klubin’.

Sfidanti.al