Manovrat e Milanit; akord me Chelsean, blen Tomorin, shumë pranë edhe Giroud

Olivier Giroud  është gjithnjë e më pranë Milanit. Konfirmimet vijnë nga media britanike në lidhje me të ardhmen e 34 vjecarit që pritet të marrë vendin e Mandzukic. Mësohet se Giroud që është përfshirë edhe në listën e Deschamps për Euro 2020 është gati të pranojë nënshkrimin e një kontrate 2 vjecare me kuqezinjtë me pagë 4 milionë Euro.

Ideja e Milanit është që të mbyllin këtë cështja përpara startit të Evropianit, dicka që pëlqehet edhe nga Giroud që në këtë mënyrë do të mund të përqendrohet plotësisht te ndeshjet e kombëtares. Duke qëndruar në Londër, pikërisht te Chelsea, ka lajme të mira për cështjen Tomori.

Mbrojtësi që Milani e mori me huazim me të drejtë blerje për 28 milionë Euro, do të jetë përfundimisht kuqezi. Edhe pse tentativat për  të ulur këtë shifër shkuan dëm, Milani e gjeti rakordimin me londinezët për shifrën e vendosur në paktin e muajit janar dhe tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar.

Sfidanti.al