Inter, Conte lehtësohet: Lukaku nuk ka dëmtim muskular

Nuk ka asnjë dëmtim muskular për Romelu Lukakun; konfirmimi erdhi ditën e martë nga ekzaminimet mjekësore të cilave iu nënshtrua sulmuesi belg, i cili në ndeshjen e së dielës ndaj Crotones kërkoi zëvendësim në minutën e 75 për shkak të një problemi në kuadricepsin e kofshës së djathtë.

Lukaku pasi iu nënshtrua terapive në dy ditët e fundit, këtë të martë kreu një stërvitje të lehtë. Gjithsesi nuk është vendosur ende nëse do të jetë më skuadrën në Xhenova për sfidën me Sampdorian, ndoshta për të qenë në stol apo do të kursehet për t’u riaftësuar më mirë për ndeshjet me Romën dhe atë me Juventusin në 17 janar.

Sido që të jetë, Conte ka punuar për gjetjen e zgjidhjeve alternative për të përballuar mungesën e Lukakut; në balotazh për të qenë përkrah Lautaro Martinez janë Perisic dhe Sanchez. Në mesfushë, Gagliardini mund të luajë në vend të Vidal, ndërsa Sensi edhe këtë radhë mendohet aktivizim part-time.

Sfidanti.al