Real Madrid duket se do të humbasë Sergio Ramos. Zërat e fundit që vijnë nga Spanja të bëjnë të mendosh se do të ketë një ndarje të bujshme me mes mbrojtësit andaluzian dhe Los Blancos me 34 vjecarin që duket se është gati të udhëtojë drejt Paris Saint Germainit së bashku me Lionel Messin.
Sergio Ramos është drejt përfundimit të kontratës me Realin e madridit, por ai e ka refuzuar rinovimin e saj. Të gjitha detajet u zbuluan nga ‘El Chiringuito’ sipas të cilit, Ramos në një takim të zhvilluar me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez refuzoi ofertën për rinovim. ‘Nuk do të pranoj propozimin që më bëtë dhe do të nis të studio ofertat që do të më vijnë-mësohet t’i ketë thënë Ramos presidentit Perez.
Dhe gjithcka nis me Paris Saint Germain. ‘Me mua dhe Messin do të bëhet një skuadër e madhe-kishte vijuar Ramos dhe Florentino Perez, i dorëzuar iu përgjigj: ‘Nëse do të të viojë ndonjë ofertë e mirë, do ta kuptojmë’.
Ndërsa te radio SER, në programin ‘El Larguero’ tregohet më shumë kujdes. Sipas saj, kapiteni i Los Blancos nuk ka dhënë ende një përgjigje për ofertën e klubit, që është një kontratë 2 vjecare me pagë të reduktuar me 10% kundrejt shifrës 15 milionë Euro në sezon që Ramos përfiton me kontratën aktuale.
Sfidanti.al