Infantino kundersulmon Football Leaks: Akuzat vijne nga ata qe kane humbur pushtetin

Federata Nderkombetare e Futbollit reagoi ndaj skandalit te ri qe ka perfshire futbollin, UEFA e Infantinon per driblimin e Fair Play Financiar nga PSG e Mancester Siti e ceshtjen e Superliges Evropiane.

Ne nje komunikate per shtyp, vete Infantino ka hedhur poshte akuzat duke deklaruar se ato erdhen nga persona qe e kane humbur pushtetin e tyre dhe qe tani kerkojne hakmarrje.

‘Gjithnje eshte sfide e veshtire te ndryshosh gjerat, te ecesh para dhe te bashkosh njerezit per te bere nje oune me te mire-tha Infantino-FIFA po ben reforma te rendesishme dhe e prisja qe te hasja ne rezistencen e atyre qe nuk do te mund te perfitojne me nga sistemi ku kane bere pjese. Une u zgjodha per kete dhe kam vetem 1 mision; te permiresoj dhe te mbroj sa me mire futbollin. Tani jam akoma me i vendosur per ta arritur kete objektiv’.

Persa u perket dokumentave te zbuluara nga Football Leaks dhe te publikuara nga Mediapart,  L’Espresso e Der Spiegel, FIFA beri te ditur se gazetaret i bene qindra pyetje ne lidhje me disa informacione dhe emaile te publikuara ne menure ilegale nga palet e treta. Qeveria e futbollit boteror deklaroi se jane dhene pergjigjet e ketyre pyetjeve, por nje pjese e medias nuk i ka marre ne konsiderate duke shtremberuar te verteten per te denigruar FIFA.

Sfidanti.al