Infantino dhe e ardhmja e futbollit: Më pak skuadra, por më të ekuilibruara

Ngjarjet turbulluese në botë dhe frenimi I detyruar I aktiviteteve për shkak të Covid-19 imponojnë reflektim dhe të japin mundësinë për të ndryshuar dhe nëse ke mundësinë për të përmirësuar të gjitha aspektet e jetës duke përfshirë këtu edhe futbollin. Edhe presidenti I FIFA, Gianni Infantino po shkon në këtë drejtim

‘Futbolli rrezikon të shkojë në recesion, por ne po shohim mundësitë-tha Infantino në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’-mund ta reformojmë, më pak turne, por më interesantë. Më pak skuadra, por më shumë ekuilibër. Do të vlerësojmë dëmet, do të shohim si do t’I mbulojmë, do të bëjmë sakrifica dhe do të rinisim’.

Kjo është përsa I përket të ardhmes, por fillimisht duhet menduar e tashmja.

‘Në plan të parë është shëndeti, më pas vijnë të tjerat-vijoi Infantino-do të luhet kur askush të mos e ketë shëndetin në rrezik. Duhen masa të forta për të mbrojtur kontratat, për hapësirart e përkohshme në rregulloren për statusin e futbollistëvë dhe të transferimeve. Nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të bëjmë sakrifica

Presidenti I FIFA padyshim foli edhe për sistemin VAR. ‘Tashmë VAR është I domosdoshëm-tha Infantino-fakt është që disa vende nuk e respektojnë protokollin IFAB. Ajo që ka rëndësi është të kuptohet se ai ndihmon arbitrin, nuk është se është dikush tjetër që merr vendimet’.

Sfidanti.al