Një donacion që korrespondon me shifrën që shpenzohet për një pjate me salcice, patate të skuqura dhe birrë në një ditë normale të kampionatit, përpara se të shkosh të shohësh ndeshjen në shtëpi të Borussias së Dortmundit. Në këtë mënyrë, në një ditë të diele pa kampionat që është ndërprerë për shkak të coronavirusit, tifozët e skuadrës verdhezi mblodhën 73611 Euro që shkuan në mbështetje të bareve dhe restoranteve të mbyllur për shkak të gjendjes së emergjencën.
E gjithë kjo falë një organizimimi I një jave me ndeshje virtuale në Internet. Në faqen e Borussias së Dortmundit,tifozët gjetën linkun e një faqeje që tregonte 86 restorantet e regjistruar për operacionin. Tifozët duhet të hynin te opsioni I lokalit që frekuentojnë më shpesh gjatë rrugës për në stadium dhe të bënin donacion me vlerën e konsumit të ditës së ndeshjes
Shumë prej këtyre restorante sigurojnë pjesën më të madhe të të ardhurave në ditët e ndeshjeve të Dortmundit kur mbi 80 mijë persona vërshojnë drejt stadiumit. ‘Jemi entuziastë dhe sinqerisht të prekur kur shohim se sa shumë persona morën pjesë në këtë operacon dhe mbështetën barin e tyre të preferuar duke paguar pak Euro-deklaroi drejtori I marketingit të Dortmundit, Carsten Crammer. Mësohet se ky operacion do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Sfidanti.al