Ligue 1, Saint Etienne: Të mbyllet kampionati, gjysma e ekipeve rrezikojnë falimentimin

Komplikohet gjithnjë e më shumë gjendja në kampionatin francez për shkak të coronavirusit që në Francë shpërtheu shumë më vonë se në Itali. Kjo do të thotë se kampionati I Ligue 1 pritet të rinisë më vonë se Serie A me këtë të fundit që shpresohet të riktheht në muajin maj.

‘Nuk mund të luajmë deri në momentin kur kurba e të prekurve të ndryshojë, dmth deri në korrik apo gusht dhe në rastin më të mirë në mesin e qershorit-tha presidenti I Saint Etienne, Bernard Caiazzo.

Ky I fundit nuk ngurroi të lëshojë sirenat e alarmit që ka të bëjë me efektin në ekonomi të ndërprerjes së kampionatit.

‘Duhet ta mbyllim sezonin me cdo kusht-vijoi Caiazzo-pa ndihmën e shtetit brenda 6 muajve gjysmat e klubeve profesioniste do të kërkojnë falimentimin. Pesë ligat më të rëndësishme në Evropë kanë humbur tashmë 4 miliardë Euro, Ligue 1 ka humbur 500-600 milionë Euro’.

Sfidanti.al