Ibrahimovic nuk harron të shënojë; vendimtar në fitoren e LA Galaxy

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka  harruar aspak ‘vesin’ e shënimit të golave. Sulmuesi suedez e tregoi këtë në ndeshjen e parë të sezonit të LA Galaxy teksa vendosi fitoren e kësaj skuadre ndaj Chicago Fire me rezultatin 2-1, duke festuar më së miri edhe titullin e kapitenit të skuadrës, ndërkohë që kalifornianët morën 3 pikët e para në këtë edicion të ri të Major League Soccer.

Pas një pjese të parë pa gola, Los Angeles Galaxy e pa veten në disavantazh në fillimin e të dytës pas golit të shënuar nga Sapong për Chicagon. Galaxy pas këtij momenti reagoi dhe barazoi me Steres, ndërsa Ibrahimovic, 10 minuta nga përfundimi i takit me një gjuajtje me kokë bëri që Galaxy të përmbysë rezultatin dhe të shënojë golin e dytë që ishte edhe i fitores.

sfidanti.al