Rekord botëror; David Vija shënon gola në të 5 kontinentet

David Vija ka shënuar një arritje që me shumë mundësi shumë pak futbollistë janë në gjendje që ta realizojnë, shënimin e golave zyrtarë në të 5 kontinentet; Evropë, Amerikë, Azi dhe Oqeani me klubet respektive dhe Afrikë me përfaqësuesen spanjolle gjatë botërorit të 2010.

Goli i fundit i shënuar për Vijën ishte ai në ndeshjen e kampionatit japonez me skuadrën e Vissel Kobe në sfidën me Sagan Tosun të Fernando Torres me Vijën që zhbllokoi rezultatin pikërisht në minutën e 54. Bilanci i David Vijës është vërtet për t’u pasur zili; 413 gola të shënuar në 801 ndeshje të zhvilluara me klubet dhe përfaqësuesen spanjolle. Vlen të kujtohet se David Vija ka kaluar një periudhë në kampionatin e oqeanisë me skuadrën e Melbourne city ku edhe aty ka gjetur rrugën e rrjetës edhe pse luajti vetëm 4 ndeshje

sfidanti.al