Skandali mbërthen ish presidentin e Olimpikut të Marsejës, Bernard Tapie që ee drejtoi këtë klub në periudhën më të lavdishme të saj në vitet 80-90, me transalpinët që në 1993 fituan edhe Ligën e Kampioneve. Mbi të janë ngritur akuza për korrupsion dhe ai që e ndëmori këtë hap ishte ish bashkëpunëtori i tij për 30 vjet, Mark Fratani.
Në një intervistë për të përditshmen ‘Le Monde’ Fratani deklaroi se fgjatë 10 vjecarit më të ndritur të Olimpikut të Marsejës, Tapie ka korruptuar arbitrat dhe ka droguar futbollistët e skuadrave kundërshtare të Olimpikut në kampionat.
‘Në një nga ndeshjet me Paris Sën Zhermenin isha i pranishëm në momentin kur u korruptua një arbitër-tregon ish deputeti francez për të përditshmen e njohur-. Në po atë ndeshje, futbollistët kundërshtarë nuk ishin në gjendje stabël për shkak të përdorimit të drogës psikotropike; Haldol e cila iu ishte injektuar në shishet e ujit’.
Për cështjen e drogimit të lojtarëve ka pasur akuza edhe nga Ren që në një ndeshje të asaj kohe humbi 5-1 ndaj marsejës. Ren në atë koihë bëri të ditur se 2 prej futbollistëve të saj iu ishte injektuar droga te lëngu i portokalles që kishin konsumuar
Bernard Tapie iu kundërpërgjigj menjëherë akuzave të Fratanit teksa u prononcua për ‘Le Parisien’: ‘Nëse Fratani ka blerë një arbitër, të përmendë emrin dhe të thotë kur, kujt dhe sa para dha-tha Tapie-nuk kam komente të tjera për të bërë’.
sfidanti.al