Kriza e Shalkes në futbollin gjerman nuk ka fund. Humbja e së shtunës në Gelsenkirshen 4-0 kundrejt Dyseldorfit shkaktoi një zemërim të madh te tifozët e kësaj skuadre, një pjesë e të cilëve pas përfundimit të ndeshjes zbriti në fushën e lojës duke bërë benxhamin Stambuli të derdhë lotë dhe t;u dorëzojë shiritin e kapitenit, ndërkohë që trajneri Domeniko Tedesko që rrezikon shkarkimin shkoi pranë tifozëve duke u kërkuar ndjesë, ndërkohë që në konferencën për shtyp pranoi kapitullimin
‘Bëmë një punë shumë të dobët, ishim pa jetë, të padurueshëm dhe shumë nervozë-tha Tedesko-humbëm shumë topa, ishim bosh,para sfidës ishte më e gjallë, por luajtëm një ndeshje për mbijetesë dhe thjesht nuk rivalizuam mjaftueshëm’
sfidanti.al