Kevin Strotman thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën e tij për transferimin nga Roma te Olimpiku i Marsejës. Mesfushori holandez u rrëfye në një intervistë për të përditshmen ‘L’Equipe’ duke treguar një tjetër version të fakteve në krahasim me atë që u kishte thënë shokëve të tij të skuadrës në momentin që u vendos largimi i tij nga Italia
‘Roma nuk më largoi, isha unë ai që vendosa të largohesha-tha Strotman-Rudi Garsia më telefonoi sepse më deshte në skuadrën e tij. Pata një ndjesi pozitive pas bisedës me të, por edhe me drejtuesit e klubit. Marseja më dëshironte vërtet. Roma kishte marrë futbollistë të tjerë dhe për mua kishte ardhur momenti për të nisur një aventurë të re. Pas 5 sezonesh te Roma, shkova te Marseja që është një klub i madh me një tifozeri të zjarrtë’
sfidanti.al