E kërkoi dhe ia doli; Roxher Federer ditën e shtunë fitoi turneun e Dubait duke regjistruar kështu titullin e tij të 100 në karrierë. përpara tij është vetëm legjenda Xhimi Konors me 109 tituj të fituar në karrierë, një rekord që në këtë moment duket shumë i vështirë që të thyhet nga Federer, por në sportin e ditëve të sotme gjithcka mund të ndodhë.
Në finalen e turneut të Dubait, Federer mundi Tsitsipas në atë që mund të quhet beteja e gjeneratave. Këtë radhë zvicerani arriti të thyejë talentin grek me rezultatin 2-0 madje i mbylli llogaritë e saj për 1 orë. Federer ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk i la asnjë mundësi Tsitsipas të dilte në lojën e tij dhe t’i përgjigjej 37 vjecarit duke i fituar setet 6-4; 6-4 ndërkohë që trofeun e këtij turneu e ngriti për të 8 herë
‘Po përjetoj dicka të vecantë jam shumë i lumtur-tha Federer-kisha mundësinë për të fituar titullin e 8 këtu dhe të 100 në karriere dhe jam shumë i kënaqur që e arrita këtë objektiv. Arritja e këtij rezultati është një ëndërr, dicka e papërshkrueshme. Nuk e di nëse Stefanos kishte lindur kur fitova titullin tim të parë. është një lojtar i shkëlqyer dheishte i vështirë për t’u përballur e për të fituar me të. i uroj atij dhe gjithë të rinjve si ai që të arrijnë rezultate të rëndësishme si unë’.
sfidanti.al