Grizman e ka të qartë kush është më i miri: Lojtarë si Messi i shohim cdo 30 vjet

Antuan Grizman e ka shumë të qartë se kush është futbollisti më i mirë në botë; Lionel Messi. Sulmuesi më i ri i Barcelonës e ka pohuar këtë në një intervistë për Barca TV.

‘Messi për mua është futbollisti nr.1-tha Grizman-sic është LeBron Xhejms në basketboll. lebron është imazhi i NBA kurse Messi për mua është imazhi i futbollit. ka dicka që e dallon nga të tjerët dhe një lojtar të tillë do të mund ta shohim cdo 30 apo më shumë vjet’

Në intervistën e tij, Grizman premtoi diversion në fushën e lojës për sezonin që do të vijë. ‘Të gjithë ekipet janë ndryshe nga Barcelona përsa i përket lojës-vijoi Grizman-jam i sigurt se do të argëtohemi brenda dhe jashtë fushës së lojës dhe unë do të ndihmoj si të mundem. Kam shumë dëshirë që të luaj para tifozerisë sime të re. Ata më njohin, jam lojtar që jap gjithcka në fushë dhe jam i sigurt se do të argëtohemi së bashku’

sfidanti.al