Nejmari, më në fund, u kthye në Paris, por kjo nuk do të thotë se mori fund edhe saga rreth statusit të futbollistit brazilian në PSZH dhe dëshirës së tij që ai të lejohet të kthehet në Barcelonë. Atij tanimë i është tërhequr vëmendja, për shkak të ardhjes më vonesë në fazën përgatitore, ndërkohë që sapo erdhi në qendrën stërvitore, ai nuk shkoi në stërvitje, por në zyrën e drejtorit sportiv të klubit, Leonardo, me të cilin bisedoi gjatë tri orëve.
Sido që të jetë, pozita e Nejmarit është e qartë: ai do që të kthehet me çdo kusht në Barceoonë, por, ndërkohë ai është i ndërgjegjshëm se, sipaskontratës, atij i duhettë qëndrojë edhe disa vite të tjerë në klubin francez në fjalë.
Barcelona, nga ana tjetër, nuk ka dërguar ndonjë ofertë zyrtare, ndërsa po bëhet e qartë se klubi katalonjas e ka të vështirë që t’i kthejë ato 222 milionë eurot që fitoi nga shitja e Nejmarit, te PSZH-ja para dy vitesh, kështu që, nëse do të vijë oferta zyrtare, klubi katalonjas ka në plan që në marrëveshjen përkatëse të përfshijë disa futbollistë të Barçës. Sidoqoftë, interesante do të jetë, nëse krerët e PSZH-së do të pranojnë këtë mënyrë pagimi apo do të kërkojnë vetëm kompensim financiar për futbollistin e vet më të shtrenjtë.
Sfidanti.al