Kur do të fillojnë kampionatet në ligat më të forta të Evropës?

Klubet gjigantë evropianë para 10 ditësh nisën përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që një numër prej tyre tanimë ka ndërmarrë turne ndeshjesh kontrolli nëpër vende të ndryshme të botës. Në të ardhmen e afërt do të nisin kampionatet ne ligat anekënd Evropës, ndërkohë që pesë ligat më të forta të “kontinentit të vjetër” kampionatet e veta kombëtare do t’i nisin gjatë muajit gusht.

Premier Liga angleze do të fillojë në 9 gusht, në të njëjtën datë si edhe Liga e 1-rë franceze. Në ndeshjen e parë të kampionatit elitar anglez përballë do të vihen Liverpuli dhe Noruiçi në “Enflild”, ndërkohë qënë Francë sezonin do ta hapin Monako dhe Lioni.

Bundesliga do ta fillojë kampionatin më 16 gusht: Bajerni i Mynihut do të presë në fushën e vet Hertën, ndërsa në La Liga në ndeshjen e parë Atletik Bilbao do të presë në stadiumin e vet Barcelonën kampione.

Si zakonist, në vonë sesa në katër ligat e tjera më të forta të Evropës, do të nisë kampionati në Itali, ku starti i tij është parashikuar për më 24 gusht, por ende nuk është përcaktuar kalendari i ndeshjeve, kështuqë nuk dihet ende se cili do të jetë çifti i parë i ekipeve që do të ndeshen në kuadrin e Serisë A.

Sfidanti.al