Gallatasaraj vazhdon merkaton, kampionët turq transferojnë një tjetër lojtar

Pas fitimit të titullit kampion të Supërligës turke, “luanët” e Gallatasaraj, duket se dëshirojnë të përsërisim “magjinë” e vitit 2000, ku arritën të fitonin trofeun e Europa Ligës, teksa kanë zhvilluar deri më tëni një merkato vere fantastike. Ikardi, Zaha e Angelino janë ndër emrat më të njohur të afruar deri më tani, por duket se nuk do të mbarojë me kaq, pasi kampionët turq kanë gjetur akordin dhe me një prej “veteranëve” të kampionatit gjerman, Bundesliga.

Bëhet fjalë për mesfushorin e “aspirinave” të Bajer Leverkusen, Keren Demirbaj, i cili nga e enjtja, që sapo lamë pas është kthyer në lojtarin më të ri të Gallatasaraj, me këta të fundit që derdhën plot 3.7 milionë euro në arkat e gjermanëve. Përsa i përket kontratës personale, mesfushori gjerman do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, me kampionët turq, kontratë e cila pritet të skadojë në vitin 2026, ndërsa detaj nga paga e 30-vjeçarit nuk janë mësuar ende.

 

sfidanti.al