“Galaktikët” sfidojnë Bajernin, Real Madrid kërkon “gardianin” spanjoll

Fillimisht u përfol për një kalim te “bavarezët” e Bayern Munich, mirëpo gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër për “gardianin” e Çelsi, Kepa Arizabalaga, i cili orët e fundit lidhet ngushtë me një kalim te “galaktikët” e Real Madrid.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, “shtatlarti” iberik shihet si zëvendësuesi perfekt i belgut Tibo Kurtua, me këtë të fundit që u këputi ligamentet e gjurit të djathtë e pas operimit pritet të mungojë të paktën minimalisht 6 muaj. Për shërbimet e Kepa nuk interesohen vetëm “galaktikët” e Real Madrid, pasi “bavarezët” e Bajern Mynih e shohin gjithashtu spanjoll, si zëvendësuesin perfekt të Manuel Nojer mes shtyllave gjermane dhe tanimë na mbetet veç të presim e shohim se ku do të vazhdojë karrierën e tij, portieri “më i shtrenjtë” në historinë e futbollit.