Ditë prezantimesh, PSG zyrtarizon transferimin e Usmane Dembele

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe anësori francez i sulmit, Usmane Dembele është lojtari më i ri i kampionëve francezë të PSG, me këta të fundit që kanë zyrtarizuar këtë të shtunë transferimin e 26-vjeçarit.

Për kartonin e këtij të fundit, “parisienët” paguan klauzolën prej 50.4 milionë eurosh e përsa i përket kontratës së tij personale, francezi nënshkroi një marrëveshje 5-vjeçare, paga e së cilës nuk është mësuar ende. “Jam shumë i lumtur që bashkohem me PSG dhe jam i etur për të luajtur me “ngjyrat” e mia të reja. Shpresoj të vazhdoj të rritem këtu dhe t’i bëj krenarë të gjithë tifozët e klubit”,- u shpreh menjëherë pas nënshkrimit, Dembele.

 

sfidanti.al