Formacioni i UEFA për vitin 2017, dominon Reali i Madridit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Reali i Madridit është skuadra dominuese në formacionin ideal të UEFA për vitin që sapo u mbyll. Votimet e bëra nga tifozët në website-in e qeverisë së futbollit evropian,  përcaktuan 5 futbollistë të ‘Los Blancos’ në skuadrën e vitit. Duke parë emrat e përzgjedhur nga tifozët, të bie në sy se skema e formacionit të vitit është 4-3-1-2.

Në portë është Bufon, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Dani alvesh, Serhio Ramos, Kielini dhe marselo. Në mesfushë janë preferuar De brëjne, Kros, Modric dhe Hazard, me belgun që është prapa sulmuesve Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Përsa u përket statistikave për secilin prej lojtarëve, Sergio Ramos rezulton të jetë më i votuari jo vetëm përsa i përket repartit të mbrojtjes, por për të gjithë lojtarët me 588 315 vota. Në portë Bufon siguroi 333 604 vota, ndërsa  në mesfushë, fituesi është Kevin De Brëjne me 416 679 vota të tifozëve. Në sulm, Lionel Mesi ishte më i preferuar se Ronaldo edhe pse portugezi ishte shënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve. Argjentinasi mori 477 034 vota kundrejt 444 430 votave të portugezit.

sfidanti.al