Italia publikon lajmin e bujshëm: Ançeloti, trajneri i ri i Arsenalit

Në Itali siguria është e madhe, Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i Arsenalit duke nisur nga sezoni i ardhëm. ‘Corriere Dello Sport’ është ajo që flet për rikthimin e 58 vjecarit në Londër, duke theksuar se trajneri tashmë e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Topcinjve të Londrës për të zëvendësuar teknikun aktual, Arsen Venger.

Kjo e përditshme bën të ditur gjithashtu se Ançeloti do të firmosë me Arsenalin një kontratë 4 vjecare me një pagë totale prej 40 milionë Eurosh dhe se ajo që mungon në të gjithë këtë cështje është vetëm firma e italianit.

Kjo do të thotë se emri i Ancelotit do të hiqet nga lista e kandidaturave të Federatës Italiane të futbollit për stolin e Të Kaltërve edhe pse ata shpresojnë që ai të ndërrojë mendje në lidhje me këtë aventurë të tij të re në Premier League. Emrat që mbeten në garë për t’u ulur në stolin  e Italisë mbeten Antonio Konte, Roberto Mançini dhe Klaudio Ranieri.

sfidanti.al