FIFA ndan për Botërorin 209 milionë dollarë në 440 klube

Solli më shumë fitime se çdo Kupë Bote tjetër e për rrjedhojë dhe klubet përfituan shifrat shumë më të mëdha se në çdo edicon tjetër të Botërorit dhe ditën e sotme, FIFA publikoi listën me 440 skuadraqt, që përiftojnë si bonus një shumë monetare, pasi lojtarët e tyre ishin pjesë e turnet më të rëndësishëm të futbollit.

Për të gjithë klubet janë shpërndarë 209 milion dollarë, pasi sipas rregullit të aprovuar më parë, çdo skuadër fiton nga çdo lojtar në Kupën e Botës 10.950 dollarë në ditë e në bazë të kësaj përllogaritje pesë klubet që kanë arkëtuar më shumë janë të gjithë nga Europa.

Kështu, në vendin e parë renditet Mançester Siti. Kampionët e Anglisë kanë fituar nga fondi i FIFA-s, 4.1 milionë dollarë, pas tyre vazhdon klasifikimin Barcelona me 4 milion dollarë, Bajern Mynih me 3.9 milionë, Real Madrid e PSG me 3.4 milionë dhe Ajaks me 3.1 milionë dollarë.

sfidanti.al