Partizani ndërpret kontratën me Bruno Telushin

Vetëm 1 ndeshje në stol dhe u largua. Mesfushori, Bruno Telushi nuk është më pjesë e “demave të kuq” të Partizanit, teksa duket se nuk e ka “kapërdirë” dot faktin se qëndroi në stol në përballjen e parë ndaj BATE Borisov, teksa raportime të shumta në media thonë se ka patur debate të forta brenda klubit, mes vlonjatit dhe teknikut Zekiç.

Për këtë aryse, klubi i Partizani vendosi përfundmin e menjëhershëm të kontratës së  ish-kapitenit të tyre, teksa risjellim në kujtesë se ky është largimi i dytë i Telushit nga Partizani, teksa fillimisht u largua në vitin 2020 drejt “verilindorëve” të Kukësit, ndërsa tani nuk dihet ende se ku mund të vazhdojë “aventura” e vlonjatit.

sfidanti.al