FIFA I kundërvihet Sep Blaterit dhe Mishel Platinisë

Federata Ndërklombëtare e Futbollit ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjore kundër ish presidentit Sep Blatter dhe ish presidentit të UEFA, Mizshel Platini në mënyrë që ata të kthejnë shumën prej 1.8 milionë Eurosh që zvicerani I pagoi francezit në 2011 për një shërbim konsulte të kryer nga Platini. Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, në 25 nëntor, FIFA nxori një rezolutë ku aprovoi në mënyrë unanime këtë rekomandim për të bërë hapat e nevojshme te autoritetet zvicerane dhe për të siguruar që kjo shumë të kthehet me gjithë interesat dhe kostot e tjera.

Gjatë qëndrimit të tij në krye të FIFA, Blater aprovoi në 18 janar të 2011 pagesën për llogarit të Platinisë dhe vlera prej 1.8 milionë Eurosh kaloi nga FIFA në një llogari bankare të francezit në datën 1 shkurt të atij viti. Komiteti I Qeverisjes së FIFA, konsideroi se pas hetimeve të kryera nga organet gjyqësore të pavarura të këtij institucioni, u arrit në përfundimin se kjo pagesë ishte bërë pa kontratë dhe pa asnjë dokument tjetër të shkruar apo edhe në formë verbale dhe u përkufizua si një dhurate jo e rregullt apo një pagesë e kryer kundër Kodit Etik të FIFA

Kjo pagesë e bërë nga Blater në drejtim të Platinisë për shërbimin konsultativ të këtij të fundit në 1999-2002 ishte motivi që shtyu Komisionin e Etikës që të sanksionojë të dy këto personalitete në 2015 me pezullim nga aktivitetet, fillimisht me 90 ditë më pas me 8 vjet. Në 2016, Komisioni I Apelit reduktoi dënimet në 6 vjet pezullim me Platininë që shkoi deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ku fitoi një reduktim tjetër të dënimit në 4 vjet, një veprim ky që Sep Blater nuk e bëri.

Sfidanti.al