- Përse Tirana e presidentit Halili po guxon më shumë se çdo herë tjetër për ta luajtur Derbin pa trajner në stol..?
- Sepse tek Tirana duke patur trajnerë e kanë provuar shumë herë fundin pa lavdi në Derbi, puna është ta provosh fatin edhe me stolin bosh…!
- Përse bëri kaq shumë bujë lajmi se presidenti Duka është zemëruar kaq shumë me drejtuesit e ekipeve Kombëtare, sa i kishte thënë edhe fjalën e fundit..gjeni vend ku të futeni?
- Sepse ata e gjetën përsëri vendin ku të futeshin, të gjithë mbetën në detyrë, gati për të thyer rekordin e zi të sapovendosur , kur thithën me sukses 26 gola në rrjetat kuqezi së bashku për pak ditë…
- Përse shkarkimi i trajnerit Ahmataj nga Tirana u pagëzua si një tradhëti e klasit të lartë, një shkarkim që nuk duhet harruar edhe pse priten të tjerë ?
- Sepse, sikur ta dinit se sa i janë lutur si krishti Ahmatajt që të kthehej pas dorëheqjes , vetëm e vetëm që ta hiqnin si “burrat” e jo të ikte vetë..
- Përse stadiumi ku do të luhet ndeshja Derbi midis Partizanit dhe Tiranës u vendos në minutat e fundit, madje më parë mësuam çmimet e biletave se sa emrin e stadiumit?
- Sepse , me thënë atë që s’thuhet , edhe pse mburremi se po jetojmë kohën e stadiumeve të reja, loja me topin e betonit ka më fantazi se loja me topin e fushës…
- Përse trajneri i Kombëtares, Edi Reja, sapo paska nënshkruar kontratën i ka thënë punëdhënësit të tij,zotit Duka, se bashkë do të ngjitemi më lart se me De Biazin?
- Sepse nuk e dinte që po fliste me “bomberin” e Kombëtares, ndaj meritoi këtë pyetje : profesor, cili të ka thënë që na ngjiti lart De Biazi?
Sfidanti.al