Gajardo nuk ka dyshime: Qëndroj te River Plejt

Marselo Gajardo mohon zërat për largimin e tij nga River Plejti duke konfirmuar qëndrimin e tij te skuadra argjentinase pavarësisht humbjes në finalen e Kupës Libertadores në 23 nëntor.

‘Në 2 janar do të jem këtu për të përgatitur skuadrën në fazën parasezonale-tha Gajardo-viti 2020 për mua do të nisë me River Plejtin. Futbollistët e mësuan këtë paradite kur folëm për pushimet dhe fazën parasezonale. Kam nevojë për kohë për të pushuar, por unë kurrë nuk dyshova për vazhdimësinë time’.

Në finalen e Kupës Libertadores të zhvilluar në Lima të Perusë, River Plejti humbi në minutat e fundit 2-1 ndaj Flamengos për të cilin heroi u bë Gabigol autori I të dy golave për skuadrën braziliane duke përmbysur avantazhin 1-0 të argjentinasve që po përgatiteshin për të festuar.

Sfidanti.al