Ishte viti 2013 kur Tiago Alkantara la Barcelonën për të kaluar te Bajerni I Mynihut duke u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadrës bavareze në sukseset e arritura prej saj. Por sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’ duket se mesfushori nuk po e shijon më këtë aventurë të tij dhe ka shprehur dëshirën që të kthehet në futbollin spanjoll.
Ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar duke qenë se Tiagi është një prej mesfushorëve më cilësorë në Evropë. Kontrata e futbollistit spanjoll me Bajernin skadon në vitin 2021, por klubi gjerman duket se ka ndërmend t’I ofrojë rinovimin e kontratës. Për momentin përgjigjja e Tiagos ka qenë negative, pasi ai nuk dëshiron të flasë për vazhdimësinë e tij në Bavari, ndërkohë që është në pritje gtë ofertave të mundshme nga kampionati iberik ku Barcelona gjithnjë e ka pasur si një opsion kthimin e tij në shtëpi.
Sfidanti.al