Ditën që Napoli vendosi të rinisë gjithcka me Xhenaro Gatuzon, ish trajneri Karlo Anceloti pas shkarkimit nga detyra nga Aurelio De Laurentis I përshëndeti të gjithë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Tëitter.
‘Të gjitha falenderimet shkojnë për klubin, punonjësit e tij, futbollistët, stafin tim dhe presidentin për mundësinë që më dhanë që të jetoj një eksperiencë të jashtëzakonshme në një qytet të mrekullueshëm si Napoli. Forca Napoli përgjithmonë!-shkruante Ancelotti në postimin e tij.
Presidenti I Napolit e shkarkoi Ancelotin pas ndeshjes së Napolit me Genk të fituar 4-0 duke siguruar kualifikimin për në 1/8 e finaleve. Vendin e tij e mori pikërisht Xhenaro Gatuzo që e nisi menjëherë punën në drejtimin e Napolit teksa zhvilloi stërvitjen e parë me këtë skuadër.
Sfidanti.al